E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, plagosi kamarieren, se i vonoi porosinë e birrës

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arritur të identifikojë autorët e plagosjes me armë zjarri të kamarieres në një nga lokalet pranë Universitetit "Aleksander Xhuvani ".

Sipas policise autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje, janë shtetasit Gazmend Selimaj 38 vjec dhe Mirjam Dedja 29 vjec nga lagja "Visarion Xhuvani". Ndaj tyre rëndon akuza e “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim.

Sipas policisë Agniesa Thomai, 23 vjeçe mbeti e plagosur dhe vazhdon te jete në gjendje të rëndë në spital.

Ngjarja u shënua të premten në mbrëmje ndërsa 23 vjeçarja punonte si kamariere në një lokal afër universitetit.

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes thanë se njëri prej të arrestuarve, (ende nuk është saktësuar) pasi debatoi me kamarieren në gjendje të dehur pretendonte se ajo i shërbeu porosinë me vonesë. Në këto kushte, ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi kamarieren duke e lënë atë të plagosur. Plumbat kanë terrorizuar klientët e tjerë që ndodheshin aty.
(s.g/Fatmir Popja/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›