E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK Ndarja e mandateve nga Kuvendi atentat

Aleanca Kuqezi i ndal në Vlorë ku në një takim me qytetarët kritikoi ndarjen e mandateve nga Kuvendi duke e cilësuar këtë si atentat ndaj votës së lirë.

Krerët e kësaj partie politike deklaruan se “koalicioni i tradhëtarëve ka frikë nga vota e qytetarëve”. Në shënjestër të Aleancës Kuqezi, këtë herë veç Partisë Demokratike përfundoi edhe LSI dhe PDIU, dy partitë e tjera që ngritën kartonin jeshil për ndarjen e mandateve nga Kuvendi.

“PD, LSI dhe PDIU bënë një atentat ndaj zgjedhjeve të lira”, thuhet në deklaratën e AK-së, që i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kryejë misionin e vet vvëzhgues.

“OSBE/ODIHR të kryejë misionin që i është caktuar. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga dështimi i OSBE-së në misionin e saj”, thuhet në reagimin e AK-së.

Zgjedhjet 2013
Projekti pilot, numërimi elektronik nga INDRA
PD ruan deputetët në 4 qarqe
Miratohet ndarja e mandateve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›