E Diel, 1 Nëntor 2026

AK-Nishanit Ti hiqet Urdhri i Skenderbeut Janullatosit

Aleanca Kuqezi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ku i kërkon që kryepeshkopit Anastas Janullatos t’i hiqet titulli “Urdhri i Skënderbeut”  dhe të dekorohen themeluesit e Kishës Autoqefale Shqiptare, Negovani, Noli, Xhuvani dhe Kisi.

Sipas pretendimit të AK, Janullatos ka kryer veprime antikushtetuese pasi ka lejuar nazistët e Agimit të Artë të hyjnë në kishat shqiptare.

“Sipas Kushtetutës, kisha është e ndarë nga shteti dhe politika. Kryepeshkopit Anastas Janullatos duhet  t’i hiqet ‘Urdhri i Skënderbeut’. Të dekorohen themeluesit e kishës shqiptare, jo uzurpuesit antishqiptarë”, thuhet në deklaratën e AK.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›