E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyshime per vjedhje dhunohen dy vellezer te mitur

Dyshimet se dy vëllezër të mitur u kishin hyrë në shtëpi dhe u kishin vjedhur ka bërë që dy persona të marrin peng adoleshentët dhe t’i keqtrajtojnë për dy orë.

Autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilët janë arrestuar nga policia, i kanë goditur me shpulla dhe shqelma fëmijët, me qëllim që të pranojnë vjedhjen, por kur nuk ka dalë gjë prej tyre, i kanë lënë të lirë.

Menjëherë, të miturit i janë drejtuar policisë për ndihmë, e cila ka bërë arrestimin e të dyshuarve. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pasditen e të dielës në qendër të qytetit të Fierit. Ndërkaq, pasi i kanë keqtrajtuar, agresorët i kanë lënë të lirë dy vëllezërit e mitur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›