AK: Nuk mund të pranojmë që historia të tjetërsohet

Disa ditë më parë, në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha hodhi idenë dhe propozoi një sërë projektesh për festimet e pavarësisë me rastin e mbushjes së një shekulli të Shqipërisë së lirë, dhe midis këtyre projektesh, gjendej edhe propozimi për ngritjen e një monumenti të ri madhështor.
“Një nismë e tillë e qeverisë është me të vërtetë e turpshme”, deklaruan përfaqësues të “Aleancës Kuq e Zi”, në konferencën për shtyp dhënë rreth mesditës. “Nuk mund të pranojmë që historia të tjetërsohet siç është bërë rëndom në Shqipëri, ku ajo një herë bëhet, por 100 herë shkruhet. Shprehim keqardhje të thellë edhe për qëndrimin e heshtur të opozitës” thuhej në deklaratë.
Sipas “Aleancës Kuq e Zi”, ngritja e veprës së re në Tiranë apo kudo tjetër, do të përbënte një mungesë respekti ndaj monumentit të vërtetë dhe “të vetëm”, atij që ndodhet që prej 40 vitesh në Vlorë. “Monumenti i pavarësisë është në Vlorë. Ai do të vazhdojë të mbetet dhe të qëndrojë atje, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo forcë që të ketë vetëm një monument pavarësie, që fatmirësisht e kemi”. /Start/
2011-11-13 15:35