E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Evropa ka ende shumë punë për të bërë

Ai bëri këto komente gjatë samitit të Azi-Paqësorit në Havai, Obama u shpreh i kënaqur që kishte konstatuar se drejtuesit evropianë e kishin marrë seriozisht nevojën për zgjidhjen jo vetëm të krizës greke, por gjithashtu dhe të krizës në zonën euro në përgjithësi.

"Ka pasur zhvillime pozitive gjatë javës: një qeveri potenciale në Itali dhe një qeveri e re në Greqi, të dyja të vendosura për zbatimin e reformave strukturore që do të rikthejnë besimin në tregje'', nënvizoi presidenti amerikan, Obama.

''Por mbetet ende shumë punë për të bërë në komunitetin evropian, për të bindur tregjet se vende si Italia do të mund të financojnë borxhin e tyre", shtoi Obama. /L.F/Start/

                                                                                             2011-11-13 12:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›