AK: Programi grek për naftë, shkel integritetin territorial shqiptar
TIRANE-Menjëherë pas publikimit të lajmit se Greqia ka planifikuar kërkime për naftë e gaz në zonën detare pranë me Shqipërinë ku ende nuk janë caktuar kufijtë detare, ka reaguar Aleanca Kuq e Zi.
AK u drejtoi sot apel institucioneve shqiptare rreth këtij programi të Greqisë duke bërë thirrje që të mos lejohet asnjë kërkim në këtë zonë detare ku ende nuk janë caktuar kufijtë detare. Sipas AK, programi cënon integritetin territorial të Shqipërisë.
Aleanca Kuq e Zi shprehet më tej se është e nevojshme përcaktimi i kufijve detarë dhe kjo të bëhet mbi standartet e së drejtës ndërkombëtare dhe mbi një proces tërësisht transparent.
Greqia ka njoftuar një program kërkimesh të naftës dhe gazit në Detin Jon, në zonën detare të Korfuzit, qytetit fqinj me Shqipërinë. Agjencia e lajmeve Zëri Amerikes, sesioni shqip bëri të ditur sot se ky Program pritet të përfshijë vitin e ardhshëm Kompani Ndërkombëtare në kërkimet në këtë zonë detare.
Ndërkaq Greqia dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende të finalizojnë një marrëveshje për kufijtë detarë mes të dy vendeve.
(d.b/BalkanWeb)