Tiranë, hidhet nga kati i 9-të, vdes 26 vjecari
TIRANE-Një 26 vjecar ka gjetur vdekjen e menjëhershme gjatë ditës së sotme pasi është hedhur nga kati i 9 i një pallati në Tiranë. Grupi hetimor dyshon se ka qene nje hedhje e vullnetshme nga ana e te riut.
Policia bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur sot ne mesdite në zonën e Zogut të Zi kur Elton Brahimi 26 vjec është hedhur nga kati i 9.
Ngjarja shokoi kalimtarë të shumtë të rastit si dhe femije qe luanin ne oborrin e pallatit. Disa deshmitare qe pane skenen e rrezimit njoftuan menjëherë policinë. Efektivët identifikuan viktimën dhe nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes nëse ishte hedhje e vullnetshme, aksidentale apo ndonjë vrasje e mundshme.
Nga të dhënat e para mësohet se i riu me origjinë nga Vlora, banor i Tiranës prej 3 vitesh është hedhur sot ne mesdite nga dritarja e banjos së banesës së tij në pallatin 9 katësh.
Mësohet se gjatë kryerjes së aktit i riu ka qënë vetëm në shtëpi. Policia ka hedhur dyshime të forta për vetëvrasje me shkak depresionin e rëndë, megjithëse nuk përjashtohet dhe pista se i riu mund të ketë rrëshqitur nga dritarja dhe të jetë rrëzuar më pas.
Gjithsesi trupi i djaloshit është dërguar në morgun e spitalit të Tiranës ku do pritet të kryehet autopsia.
(d.b/BalkanWeb)