AK: S’u morën parasysh rekomandimet për energjinë

Në fjalën e saj, kryetarja e këtij Autoriteti, Lindita Lati, tha se gjatë vitit të shkuar janë depozituar 13 ankesa pranë institucionit, nga të cilat 5 prej tyre kanë prezantuar shkelje potenciale të konkurrencës në zbatim të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
“Këto ankesa kanë qenë kryesisht për abuzimin potencial me pozitën dominuese në tregun e ngarkim-shkarkimit të Gazit të Lëngshëm të Naftës (GLN) në rrugë detare; tregun e kartave me parapagesë në telefoninë fikse, si dhe marrëveshje e ndaluar në tregun e prokurimit të shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë fizike”, sqaroi ajo.
Një tjetër problematikë e hasur gjatë vitit të shkuar ka qenë edhe konkurrenca në tregun e bukës, veçanërisht në Vlorë, ku janë penalizuar 20 operatorë lokalë për pjesëmarrjen në marrëveshje për fiksim të çmimit dhe katër prej tyre për moszbatimin e vendimit të Komisionit të Konkurrencës për masat e përkohshme për ndalimin e kësaj marrëveshje. Ajo u shpreh gjithashtu, se nuk janë marrë parasysh rekomandimet e këtij Autoriteti nga Enti Rregullator i Energjisë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
"Rekomandimi nuk është marre parasysh nga ERE. Por është Komisioni Evropian në progres raportin e vitit 2011, e shkruan në mënyrë të qartë, që ERE duhet të marrë në konsideratë rekomandimin e Autoritetit të Konkurrencës, specifikisht për këtë", tha Lati. Ajo njoftoi se po zhvillohen hetime edhe një sërë sektorësh të tjerë. /Start/
2012-03-19 16:50