Videoklipi zyrtar i Ronës në Eurovizion

Në më pak se 48 orë videoja ka marrë rreth 38 000 klikime në ”YouTube”, ndërsa komentet janë pafund. Bien në sy janë komentet mjaft pozitive për vokalin e Ronës, si dhe padurimin e fansave për ta ndjekur këngëtaren nga Mitrovica duke interpretuar drejtpërsëdrejti në skenë.
Shumë prej komentuesve e kanë përkthyer tekstin e këngës edhe në anglisht. Regjistrimi përfundimtar i këngës që do të interpretohet në gjuhën shqipe, është bërë në një nga studiot më prestigjioze në Hollivud.
Me tekst të vetë këngëtares dhe me muzikë e orkestrim të Florent Boshnjakut, “Suus” u shpall fituese e Festivalit të 50-të të Këngës në RTSH në fund të vitit që shkoi. Rona Nishliu është e para këngëtare nga Kosova që përfaqëson Shqipërinë në një eveniment të tillë.
Këtë vit në skenën e Eurovizionit do të prezantohen 37 këngë në 2 net gjysmëfinale (22 dhe 24) maj, ndërsa finalja e madhe do të jetë mbrëmjen e 26 majit.
Rona do të ngjitet në skenë në natën e parë gjysmëfinale, e katërta në radhë pas Malit të Zi, Islandës dhe Rumanisë.
Shqiptarët jashtë Shqipërinë do të kenë mundësi të votojnë për këngën shqiptare, por jo ata brenda vendit.
Festivali Evropian i Këngës këtë vit zhvillon edicionin e vet të 57-të, ndërkohë që për Shqipërinë kjo është hera e nëntë me radhë që merr pjesë.
/Start/E.B/
2012-03-19 08:52