AK: Të hapen shkolla shqipe për emigrantët, rrezik asimilimi
TIRANE-Aleanca “Kuq e Zi” ka kërkuar sot ndërtimin e shkollave shqipe në vendet ku jetojnë dhe punojnë emigrantët shqiptarë.
Përmes një letre drejtuar Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, Aleanca ngre shqetësimin se po rrite rreziku i asimilimit të emigrantëve pasi fëmijët e emigrantëve shqiptarë nëpër botë po humbasin gjuhën e tyre.
Aleanca u ka kërkuar dy ministrive të krijohet një buxhet i ri për ndërtimin e shkollave shqipe ndërsa ka shtuar se shteti duhet t`i mbrojë shqiptarët kudo që ata ndodhen.
Aleanca " Kuq e Zi" gjithashtu ka theksuar se vetëm në Greqi janë 1 milionë shqiptare, në Turqi së paku 2 milionë shqiptare e kosovare si e qindra të tjerë ndodhen nëpër Europë. Më tej Aleanca thekson se dhe një vend si Greqia që është përfshirë nga kriza ekonomike, sërish gjen fonde të financojë shkollat greke në Shqipëri.
Aleanca kërkon që shteti të respektojë nenin 8 të Kushtetutës e të marrë masa për këtë kategori që po harrojnë shqipen dhe nuk ua transmetojnë dot brezave.
(d.b/BalkanWeb)