AK Vendimi ndau njehere e mire faqezinjte nga kuqezinjte
Aleanca Kuq e Zi ka reaguar menjehere pas vendimit te Gjykates Kushtetuese. Perfaqesues te kesaj shoqate u mblodhen perpara Kuvendit duke bere te qarte se kundershtaret e nismes kunder regjistrimit te popullsise jane faqezinj. Ne nje vendim historik Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar dispozitat te cilat lejojne ndryshimin dhe falsifikimin e kombesise. Besoj se eshte nje sfide tjeter e fituar e Aleances Kuq e zi dhe une sot pyes a ka njeri ende ne Shqiperi qe nuk e kuptuar se ndryshimi i kombesise eshte antikushtetues a ka ende njeri sot ne Shqiperi qe nuk e ka kuptuar se procesi i regjistrimit mbi baza etnike eshte nje proces ne kundershtim te plote me Kushtetuten e ketij vendi. A ka ende njeri ne Shqiperi qe nuk e kupton se ky kuvend ne te pakten dekaden e fundit ka votuar ligje te cilat jo vetem qe jo jane ne kundershtim me Kushtetuten por jane ne kundershtim me vullnetin e popullit. Vendimi i Gjykates Kushtetuese ndau integritetin nga servilizimi ndau njehere e mire kuqezinjte nga faqezinjte tha Endrit Shabani perfaqesues i Aleances Kuq e zi. Sipas tij vendimi i Gjykates Kushtetuese sot legjitimoi nismen dhe aksionin e Aleances Kuq e zi dhe tregoi se beteja jone nuk eshte vetem kombetare por edhe Kushtetuese pikerisht per arsyen se roli i Kushtetutes eshte qe te mbroj interesin kombetar. Por gjithashtu vendimi i Gjykates Kushtetuese delegjitimoi edhe Kuvendin e Shqiperise i cili per faqe te zeze ka votuar ligje antikombetare dhe antikushtetuese. Praktika gjyqesore europiane nuk e njeh ndryshimin e kombesise pasi fjala nacionalitet vjen nga folja latine natio = me lind cka tregon qarte se kombesia fitohet vetem nepermjet lindjes dhe ne asnje forme tjeter. E kombesia nuk zgjidhet kombesia ndryshohet kombesia nuk tjetersohet kombesia nuk shitet shtoi Shabani ne fjalen e tij perpara Kuvendit te Shqiperise.