E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja rrezon ligjin e miratuar nga PD per kombesine

Vendimi Gjashte anetare votojne pro kerkeses se gjyqtareve

Gjykata Kushtetuese rrezon ligjin Per gjendjen Civile ne lidhje me ndryshimin e kombesise. Sipas burimeve mesohet se gjashte anetare votuan pro rrezimit te nenit qe jepte te drejten e ndryshimit te kombesise. Nisma eshte miratuar ne vitin 2009 qe percakton procedurat e ndryshimit te kombesise ne ligjin per Gjendjen Civile. Duke e cilesuar ligjin si antiligjor Kushtetuesja ka kerkuar shpalljen si te papajtueshem te termit kombesi. Zbardhja e vendimit nuk eshte bera ende publike nderkohe qe diten e djeshme Gjykata Kushtetuese ka dale me nje njoftim ku ben me dije se ceshtja eshte ende ne proces dhe Gjykata Kushtetuese do te shprehet me vendim te arsyetuar brenda nje afati kohor te nevojshem per te kryer te gjitha veprimet procedurale. Jane rreth 3000 persona te cilet kane kerkuar ndryshim kombesie ne gjykatat ne jug te vendit mbeshtetur mbi ligjin e gjendjes civile. Padia ne Kushtetuese u be nga gjykatat e rretheve Sarande Shkoder dhe Permet te cilat kerkuan prej anetareve te Gjykates Kushtetuese shpalljen si te papajtueshem me nenet 19 e 20 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise te termit kombesia te percaktuar ne nenin 6/1 dhe 8 te ligjit nr. 10129 date 11.05.2009 Per gjendjen civile te termit kombesine ne perputhje me kombesine e prinderve te percaktuar ne nenin 42/2 germa e te ligjit nr. 10129 date 11.05.2009 Per gjendjen civile si dhe te nenit 58 te ligjit nr. 10129 date 11.05.2009 Per gjendjen civile. Ankesa e pare u be nga ana e kryetari i Rrethit Gjyqesor Sarande ne shkurt te ketij viti. Me pas ankimimet u bene dhe nga dy gjykatat e tjera si Shkodra dhe Permeti. Kerkojme shpalljen si te papajtueshem me nenet 19 e 20 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise te termit kombesia te percaktuar ne nenin 6/1 dhe 8 te ligjit nr. 10 129 date 11.05.2009 Per gjendjen Civile te termit kombesine ne perputhje me kombesine e prinderve te percaktuar ne nenin 42/2 germa e te ligjit nr. 10 129 date 11.05.2009 Per gjendjen Civile si dhe te nenit 58 te ligjit nr. 10 129 date 11.05.2009 Per gjendjen Civile thuhej ne kerkesen e paraqitur nga kreu i Gjykates se Sarandes Alltun ela. Sipas tyre kjo eshte ne kundershtim me Kushtetuten pasi ne pjesen e dyte te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise qe percakton parimet e pergjithshme qe udheheqin te drejtat dhe lirite themelore te njeriut ne nenin 19 dhe 20 te saj percaktohet se 1. Kushdo qe lind duke pasur qofte edhe njerin prej prinderve me shtetesi shqiptare e fiton vetiu shtetesine shqiptare. Shtetesia shqiptare fitohet edhe per shkaqe te tjera te parashikuara me ligj. 2. Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbase shtetesine pervecse kur ai heq dore prej saj. Ne baze te ketij ligji te ndryshuar nga mazhoranca aktuale me 11 maj 2009 gjykatat vecanerisht ne jug te vendit moren me mijera vendime per ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne greke. Kjo vale ndryshimesh shkaktoi edhe reagimin e gjyqtareve qe bene animimet por edhe te Aleances Kuqezi. Ne nje tur takimesh ne gjykatat e rretheve ky ligj eshte kundershtuar edhe nga nenkryetari KLD-se Kreshnik Spahiu. Vetem vitet e fundit pati mbi 15 mije ndryshime kombesie me vendime te bazuar ne kete ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›