AK denon heqjen e ngjyrave kuqezi nga targat e makinave

TIRANE - Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar modelin e ri te targave te automjeteve te qytetareve shqiptare ne te cilat jane ndryshuar simbolet kombetare. Modeli i ri i targave te automjeteve te qytetareve shqiptare nuk mban me ngjyrat e flamurit kombetar por ato te partise shtet dhe pse jo te flamurit grek.
Aleanca Kuqezi denon fort dhe ashper ndryshimin e targave te automjeteve te qytetareve shqiptare pa nje studim te caktuar madje me nje nxitim te tepruar per te kopjuar modele te shteteve te tjera duke mos ruajtur origjinalitetin e simboleve kombetare eshte shprehur Kristi Andoni sekretar per Transportin dhe Infrastrukturen. Aleanca Kuq e zi ka thene se ndryshimi i permbajtjes se simboleve kombetare eshte percaktuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise dhe eshte i denueshem nga Kodi Penal.
/Top Channel/Shekulli Online/Pergatiti M.A./