E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK ndalet ne Shkoder

Aleanca Kuq e Zi zhvilloi tubimin e radhës me mbështetësit e saj, këtë herë në qytetin e Shkodrës, ku qindra persona të grupmoshave të ndryshme dolën në rrugë për të përkrahur këtë forcë politike.

Në këtë manifestim merrte pjesë edhe Kreshnik Spahiu. Zoti Spahiu shpalosi programin qeverisës së AK-së, vota për të cilën, sic tha ai, është për t’i treguar vendin të majtës e të djathtës bashkë.

Duke u ndalur tek debati i ditës në Shqipëri, ai i emrit të presidentit të ardhshëm, zoti Spahiu tha se vendi ka nevojë për një president, që mbi të gjitha të jetë patriot e t’i shërbejë vendit.

Tubimi u zhvillua pa lejen e posaçme nga autoritetet e rendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›