E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujtojne momentet e paharrueshme ne BB5 Liami Kushdo qe ta fitoje duhet uruar me zemer

Sot eshte mengjesi i fundit ne shtepine e Big Brother per banoret finaliste. Te paret qe zgjohen jane Liami dhe Ermali te cilet shkojne ne sallon e fillojne te flasin me njeri-tjetrin per emocionet qe kane ndier gjate perjetimit te kesaj eksperience.

Pas pak minutash ne shtepi vendoset muzika ndersa banoret e tjere vazhdojne te jene ende ne gjume. Banoret vazhdojne te flasin ndersa pas pak zgjohet edhe Genta e me pas Arbri.

Nderkohe qe Genta shkon ne sallon Liami ben shaka me Ermalin duke thene se eshte njoftuar nga Vellai i madh qe do te qendrojne edhe nje muaj tjeter brenda ne shtepi. Genta largohet duke mos i kushtuar shume vemendje nderkohe qe Liami dhe Ermali mendojne sikur ky te ishte nje lajm i vertete dhe aludojne se si do te kishin reaguar.

Pas pak minutash zgjohet edhe Franceska pasi shikon se eshte e vetmja ne dhome qe nuk eshte zgjuar ende. Keshtu te gjithe banoret mblidhen ne dhomen e ndenjes e kujtojne me njeri-tjetrin banoret qe kane qene brenda shtepise dhe ngjarjet gjate qendrimit ne shtepi.

Pasi largohen banoret e tjere Genta e Liami diskutojne per fituesin e ketij viti. Genta eshte kurioz te dije se kush mund te jete ndersa Liami thote se kushdo qe te jete duhet uruar me gjithe zemer pasi ka investuar shume per te arritur ta fitoje. Atje shkojne edhe banoret e tjere e kujtojne momentin kur kane qene ne burg e momente te vecanta nga e gjithe koha e qendrimit te tyre ne shtepi. Ata qeshin duke rikujtuar situatat gazmore mes tyre.

Pak minuta me vone banoret shkojne ne dhomen e gjumit e fillojne ti bejne gati valixhet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›