AK në protestë, 10 akademikë djegin gradat shkencore

Aleanca “KuqeZi” ka zhvilluar sot një protestë para Ministrisë së Bujqësisë ku 10 personalitete të shkencave kanë djegur gradat shkencore.
Duke e cilësuar qeverinë si anti-shqiptare, akademikët kanë grisur dhe më pas i kanë djegur gradat e tyre në shenjë revolte kundër kundër militantizmit që po bëhet nga qeveria.
“Berisha shkatërroi elitën e intelektualëve shqiptarë dhe teserat e Partisë Demokratike janë më të rëndësishme se doktoraturat. Berisha po zhvillon mision anti-shqiptar në shkatërrimin e shtetit” kanë deklaruar akademikët.