MM: Shitja e armëve, e ligjshme. Azuzat e PS, shpifje

Ministria e Mbrojtjes i është kundërpërgjigjur sërish akuzave të Partisë Socialiste për shitjen e armëve.
Në një konferencë për shtyp, përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes duke e cilësuar si të ligjshëm shitjen e municioneve dhe armëve nga ky institucion theksoi se PS-ja kërkon të nxijë imazhin e forcave të armatosura.
“Akuzat e Partisë Socialiste janë shpifje dhe trillime. Partia Socialiste është akoma me orën e Enverit. Ministria e mbrojtjes i qëndron nidjes se rritja e mirëbesimit është rruga e vetme për paqen” theksoi përfaqësuesi i Ministria e Mbrojtjes.
Ai gjithashtu shtoi se publikimi i dokumentave sekrete nga Partia Socialiste është vepër kriminale dhe për ketë Ministri do t`i drejtohet organeve të drejtësisë.
Ndërkohë një ditë më parë, deputeti i PS-së Erjon Braçe publikoi dokumenta të tjera të cilas sipas tij vërtetojnë korrupsionin e Minsitrisë së Mbrotjes.