E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK ngre strukturën për mbrojtjen e kufirit, në Sarandë për pengimin e anijeve greke

Aleanca Kuq e Zi ka ngritur gjatë ditës së sotme një strukturë të re për mbrojtjen e kufirit të Shqipërisë.

Dhjetra prej vullnetarëve të kësaj strukture janë nisur gjatë ditës së sotme në Sarandë, për të penguar mbërritjen e anijeve naftëkërkuese greke.

Vullnetarët e Aleancës Kuq e Zi të drejtuar nga kreu i kësaj lëvizje, Kreshnik Spahiu ndodhen në kufirin me Greqinë duke protestuar kundër futjes së anijeve greke. Ata shprehen se, ndodhen atje për mbrojtjen e kufirit dhe janë të vendosur në misionin e tyre për ruajtjen e integritetit territorial. Vullnetarët janë vendosur përballë Korfuzit duke vrojtuar kufirin Shqipëri-Greqi për anijet naftë-kërkuese greke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›