E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti: Qëndrimi i Holandës kundër statusit? Nuk është zyrtar

Edhe pse ka pasur një vendim të qeverisë holandeze në lidhje me çështjen e statusit kandidat të Shqipërisë, edhe pse po për këtë çështje ka pasur një intervistë të ambasadorit holandez në Tiranë, ministri ynë i Jashtëm, Edmond Panariti thotë se një qëndrim i tillë nuk është zyrtar.

Holanda është bërë vendi i parë që zyrtarisht ka deklaruar se Shqipëria nuk është gati për statusin kandidat. Madje ata nuk rreshtojnë si arsye për këtë çështje miratimin e disa ligjeve, por zbatimin e ligjeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Panariti tha se ka akoma kohë derisa të merret vendimi për statusin, ndaj duhen miratuar tre ligjet e mbetura pezull.

Ai përsëriti gjatë një konference për shtyp me homologun kosovar se mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk ka ende asnjë marrëveshje te re për kufirin detar.

Panariti ka shprehur interesin e Shqipërisë për arritjen e një marrëveshjeje të re, e cila duhet te jete e pranueshme nga te dy fqinjët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›