E Diel, 1 Nëntor 2026

AK pershendet vendimine Gjykates Kushtetuese

Ne nje deklarate per shtyp Aleanca Kuq e Zi pershendeti vendimin e Gjykates Kushtetuese mbi termin kombesi.

Aleanca Kuq e Zi ka kundershtuar gjithmone perdorimin e termit kombesi ne ligjin e gjendjes civile i cili u pasua me ndryshime fiktive te kombesive nga qytetare shqiptare ne disa qytete te vendit.

Aleanca Kuq e Zi thekson se vendimi i Gjykates Kushtetuese eshte vula kuqezi ne procesin e censusit te cilin e kundershtuam mbi te gjitha per kombesite e falsifikuar per te cilat u vendos me kast pyetja per etnine dhe fene ne faqet e pyetesorit.

Kushtetuesja ka vendosur se termi kombesi ne ligjin per gjendjen civile eshte i pajtueshem pasi bie ne kundershtim me nenet 20 dhe 35 te Kushtetutes. Gjykata Kushtetuese vlereson se termi per kombesine cenon parimin e sigurise juridike pasi nuk mbron te dhenat personale.

Aleanca Kuq e Zi e konsideron njollen e zeze te politikes shqiptare te gjithe procesin e censusit per te cilin u shpenzuan miliona euro edhe pse ishte nje proces i paralajmeruar per te deshtuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›