E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK proteste para Ministrise se Bujqesise

Aleanca Kuqezi ka zhvilluar ditën e hënë një manifestim në formë proteste përpara Ministrisë së Bujqësisë. Me këtë rast, 10 akademikë të njohur, në shenjë proteste dogjën gradat shkencore për të treguar zhvlerësimin që qeveria po u bën çdo ditë e më tepër.

Ata u shprehën se teserat e PD janë bërë më të vlefshme se sa doktoraturat e tyre dhe se Berisha me politikën e tij ka shkatërruar elitën akademike duke veshur me militantizëm gjithçka.

Ndërkohë, akademikët të cilët në mënyrë demonstrative kanë djegur gradat e tyre shkencore më protestën e zhvilluar para Ministrisë së Bujqësisë kanë deklaruar se do t’i bashkëngjiten Aleancës Kuq e Zi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›