Greva e urise nje tjeter protestues ne spital

Në ditën e dhjetë të grevës së urisë, një tjetër ish i përndjekur ka
lënë të hënën grevën për shkak se gjendja e tij shëndetësore u
përkeqësua shumë. Grevisti Petrit Lipo është dërguar me urgjencë në
spitalin ‘Nënë Tereza’ për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, ky është rasti i dytë kur grevistët detyrohen të largohen nga greva e urisë, për shkak të problemeve shëndetësore, nisur edhe nga mosha e madhe e tyre. Një ditë më parë 56-vjeçari Llazi Koçi ka lënë ambientet e grevës, për të marrë ndihmën e parë në urgjencën e QSUT.
Greva e urisë e ish-të përndjekurve nisi më 22 shtator dhe shkak i saj, sipas ish të persekutuarve politikë u bënë premtimet e pambajtura nga ana e Qeverisë lidhur dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut të kësaj shtrese të vuajtur.
Sipas ish të përndjekurve politikë, Qeveria ka abuzuar me gjendjen e tyre, e cila aktualisht paraqitet tepër e rëndë, ndërkohë që dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar nga ana e Qeverisë.
Sequi viziton grevën e urisë
Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, gjatë një takimi me grevistët e urisë, u shpreh se problemi duhet të gjejë zgjidhje të menjëhershme.
Por, ai i ka këshilluar ata të heqin dorë nga mënyra se si po e kërkojnë të drejtën e tyre dhe se greva e urisë është e dhimbshme.
Nga ana e tyre, në dialog me ambasadorin e BE-së, vetë ish-të burgosurit politikë shprehën kërkesat ndaj qeverisë dhe nuk pranuan të dalin nga kjo grevë urie deri në plotësimin e tyre. Për këtë ata i kërkuan ndihmë edhe vetë ambasadorit.
“Kam lexuar çfarë ka ndodhur për 50 vjet në Shqipëri dhe vetëm mund të imagjinoj çfarë keni kaluar ju. Unë mendoj se ky problem duhet të zgjidhet, por greva nuk është e mirë dhe besoj se duhet të ketë një tjetër zgjidhje”, deklaroi Sequi duke iu drejtuar grevistëve.