AK protestë para bashkisë:Basha po kontrollon monopolet

Aleanca “Kuqezi” ka protestuar sot para Bashkisë së Tiranës me moton "Fytyra e krimit".
Përfaqësuesit e aleancës kanë paralajmëruar se së shpejti do të publikojnë dosjen "Basha" për abuzimet me pushtetin.
Aktivistët e Aleancës Kuqezi kanë hedhur kanaçe në dyert e bashkisë si dhe kanë akuzuar kryebashkiakun Basha për afera me kunatin e tij.
Sipas tyre kreu i bashkisë Basha po kontrollon shumë monopole në Tiranë.