E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK proteston në Kakavijë kundër Agimit të Artë (por edhe në Greqi ka protesta kundër tyre)

Aktivistët e Aleancës Kuqezi protestuan në Kakavijë kundër partisë neonaziste greke, Agimi i Artë.

AK madje dorëzoi në polici edhe një denoncim publik për tubimin e organizuar nga Agimi i Artë më 28 gusht.

Sipas AK, Agimi i Artë po synon që të krijojë trazira në jug të Shqipërisë, duke nxitur persona të armatosur për këtë qëllim.

Për këtë arsye, AK ka kërkuar që anëtarët e Agimit të Artë të shpallen non grata dhe të mos lejohen në Shqipëri.

Policia ndaloi disa aktivistë të AK gjatë kësaj proteste, që udhëhiqej nga kreu i AK, Kreshnik Spahiu.

Por ndaj neonazistëve të Agimit të Artë ka pasur protesta edhe në Greqi.

Opinioni publik është zemëruar pas sulmit të disa aktivistëve të Agimit të Artë mbi komunistët grekë.

Sulmi la 9 të plagosur, kurse 24 persona u arrestuan.

Shqetësimi është në rritje pasi në anketa Agimi i Artë është ngjitur në 13 përqind, ndërkohë që në vitin 2012 ishin tek niveli i 7 përqind.

Në anketa është rritur edhe Syriza, që tani është kokë më kokë me Demokracinë e Re.

Mediat kanë spekuluar për mundësinë e një koalicioni mes Agimit të Artë dhe Demokracisë së Re. Ky do ishte një zhvillim shumë shqetësues.

Por zëdhënësi i qeverisë tha për Spiegel se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi për qeverinë konservatore, Agimi i Artë është një kundërshtar./ep

-

-

Anhänger der Partei Chryssi Avgi

GREECE-TURKEY-POLITICS-PARTIES-GOLDEN-DAWN

Extreme right-wing Golden Dawn demonstration for Cyprus

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›