E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekui apel per konstruktivitet mes forcave politike parlamentare

Ambasadori i BE-së apeloi nga zyra e kryetarit të Kuvendit për konstruktivitet mes forcave politike parlamentare, bashkëpunim për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Ne dëshirojme të shohim një parlament konstruktiv ku ka dialog, dhe ku të gjitha palët bashkëpunojnë për objektivin kombëtar të integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Shpresojmë që ky bashlëpunim të kurorëzohet së shpejti. Brukseli dëshiron të shoh një maxhorancë konstruktive të fortë por gjithashtu edhe një opozitë konstruktive të fortë.”

Duke pohuar se mosmarrëveshjet pozitë –opozitë kanë vonuar procesin e integrimt në të shkuaranë, kreu i kuvendit tha se do të përpiqet për një parlament funksional.

Meta shprehu angazhimin e tij për të forcuar bashkpëunimin me institucionet e Bashkimit Europian dhe për të përafruar sa më parë legjislacionin shqiptar me atë europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›