E Shtunë, 31 Tetor 2026

AK themelon Aleancën Rinore Kuq e Zi

TIRANE- Aleanca Kuq e zi do të bëjë një hap më tej në krijimin e strukturave të saj. Kështu më 12 nëntor Aleanca ka njoftuar se do të themelohet Aleanca Rinore Kuq e Zi.

Në njoftimin e saj, ku ftohen të marrin pjesë të rinj nga të gjitha trevat shqiptare, thuhet se, Një moment i rëndësishëm po afron për rininë shqiptare. Aleanca Rinore Kuq e Zi do të themelohet së shpejti duke krijuar një vizion të ri për angazhimin e të rinjve shqiptarë. Një force e re. Energji dhe prosperitet për Shqipërinë.

Takimi është njoftuar se do të mbahet në ambientet e Akadamisë së Arteve, në sallën Black Box, në orën 12:00, në moton për tu bashkuar nën të vetmin flamur, atë Kuq e Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›