Kryeministri Berisha niset për një vizitë zyrtare në Maqedoni

Kryeministri Berisha u nis sot, për një vizitë zyrtare në Maqedoni, me ftesë të Kryeministrit Nikolas Gruevski. Gjatë vizitës kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me kryeministrin Gruevski. Në vazhdim kryeministri Berisha do të pritet në takime të veçanta nga Presidenti i Maqedonis Gjorgje Ivanov, nga Kryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski, si dhe do të zhvillojë takime me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, me Kryetarin e LSDM-së, Branko Cervenkovski. Në axhendën e Kryeministrit përfshihet gjithashtu, një vizitë në Tetovë ku do të pritet nga kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti dhe drejtues të tjerë lokalë. Më pas, kryeministri do tė vizitojë Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore. Një moment i rëndësishëm i kësaj për kryeministrin Berisha do të jetë dhënia nga Universiteti i Europës Juglindore, e Çmimit Ndërkombëtar Për Lidership ku më pas ai do të mbajë dhe një fjalim përpara auditorit.