E Diel, 1 Nëntor 2026

AK thirrje të rinjve socialistë dhe demokratë: Bashkohuni me ne

TIRANË-Aleanca Kuq e Zi i ka bërë thirrje sot të rinjve demokratë dhe socialistë që të bashkohen me kuq e zinjtë.

Në një deklaratë për mediat, Aleanca Kuq e Zi thekson se rinia në listat e saj përfaqësohen me shifrën 30%.

Duke komentuar zhvillimet më të fundit në PS, ku të rinjtë e forumit rinor socialist i kanë kërkuar sot kryetarit Rama që të përfshijë në listat për deputet Elisa Spiropalin dhe Erjon Braçen, AK nënvizon se ‘qindra të rinj të FRESSH që do largohen nga PS, do bashkohen me kuqezinjtë’.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›