E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus fiton dhe shpallet kampion, Milani thuajse në Champions

Nuk ka më asnjë dilemë, Juventus është shpallur sërish kampion i Italisë, duke e mbyllur sezonin me fitoren 1-0 ndaj Palermos. Juve shpallej kampion edhe nëse merrte një barazim, por fitorja ishte “qershia mbi tortë” për kampionët e rinj. Ka shënuar Vidal me 11-metërsh. Edhe pse Pogba ka dalë me karton të kuq, nuk e ka penguar ekipin e drejtuar nga Antonio Konte të shijonte festën. Bardhezinjtë fitojnë për të dytin vit rresht titullin, por duket se nuk kanë ndërmend të ndalen këtu... 

Edhe Milani ka bërë një hap të madh sa i përket luftës për të zënë një vend në Ligën e Kampioneve, pasi kafituar 1-0 me Torinon, me një gol pikërisht nga Mario Baloteli, i cili edhe njëherë tjetër konfirmohet se është pika kyçe e kësaj skuadre. 

Fitorja tjetër që ka rënë në sy ka qenë ajo e Lacios, ku çelestët kanë fituar 6-0 ndaj Bolonjas. Pesë gola të Miroslav Kloses, i cili është zëvendësuar më pas. Në këtë takim për 90 minuta është aktivizuar edhe Lorik Cana, i cili e ka shijuar këtë rikthim me këtë fitore spektakolare. 

Në derbin shqiptar, mes Bogdanit dhe Çanit, ka fituar ky i fundit. Për fat të mirë, të dy futbollistët janë aktivizuar në pjesën e dytë, por të dy sulmuesit shtatlartë nuk kanë arritur dot të gjejnë rrugën e rrjetës. Skuadra e Bogdanit, Siena, rrezikon tashmë shumë me këtë humbje, ndërsa Katania ka treguar edhe njëherë që në fushën e vet nuk fal dhe as toleron. 

Në mbrëmbje luhet ndeshja e fundit e kësaj jave, ku Napoli do të presë Interin, një ndeshje rivalësh që ia vlen për t’u ndjekur.

Java e 35-të e Serisë A
Udinese – Sampdoria 3-1
AC Milan – Torino 1-0
Catania – Siena 3-0
Genoa – Pescara 4-1
Juventus – Palermo 1-0
Lazio – Bologna 6-0
Parma – Atalanta 2-0
Napoli – Inter 20:45

Dje
Chievo – Cagliari 0-0
Fiorentina – Roma 0-1

RENDITJA
1. Juventus 83
2. Napoli 69
3. AC Milan 65
4. Fiorentina 61
5. AS Roma 58
6. Udinese 57
7. Lazio 55
8. Inter 53
9. Catania 51
10. Parma 43
11. Cagliari 43
12. Bologna 40
13. Chievo 40
14. Atalanta 39
15. Sampdoria 38
16. Torino 36
17. Genoa 35
18. Palermo 32
19. Siena 30
20. Pescara 22 

(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›