AKP-ja deponon në BQK 137 milionë euro

Prishtinë, 29 gusht – Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) pas shumë debateve dhe polemikave ka arritur të investojë një pjesë të fondit të privatizimit: 137 milionë euro, të grumbulluara nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore, janë deponuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), shkruan sot “Koha Ditore”.
Negociatat e filluara muaj më parë në mes të AKP-së dhe BQK-së, sipas zëdhënësit të AKP-së, Ylli Kaloshi, kanë dhënë rezultatet e veta gjatë kësaj jave.
“Në bazë të marrëveshjes së arritur AKP-ja i ka deponuar këtë javë në Bankën Qendrore të Kosovës 103 milionë euro për periudhën tremujore, me normë të kamatës 0,49 për qind”, ka thënë Kaloshi për “Kohën Ditore”.
Të gjitha mjetet që do të grumbullohen nga shkalla e interesit, sipas tij, do të shkojnë në dobi të punëtorëve dhe të kreditorëve të mundshëm.
“Vetëm nga deponimi i vetëm këtyre mjeteve, për një periudhë tremujore, fondet do të rriten për 107 mijë euro”, ka thënë zëdhënësi i AKP-së.
Një pjesë e mjeteve janë afatizuar për një kohë më të gjatë me një normë të interesit më të lartë.
“AKP-ja ka deponuar edhe 35 milionë euro për periudhën njëvjeçare me kamatë 1,09 %, pra gati 11 herë më e lartë se deri tani”, ka pohuar ai.
Megjithatë, edhe plot 340 milionë euro vazhdojnë të mbesin në llogarinë rrjedhëse të AKP-së, duke përfituar një normë të ulët të interesit. Norma e kamatës që AKP-ja ka fituar nga paratë në mirëbesim të mbajtura në llogaritë rrjedhëse ka qenë 0,1%.
“Kjo normë e ulët e kamatës ka qenë shqetësim i vazhdueshëm për AKP-në”, ka thënë ai, dhe ka shtuar se nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore, duke përfshirë shitjet me spin-off dhe me likuidim, në Fondin e Privatizimit dhe të Likuidimit janë akumuluar mbi 477 milionë euro.
Zëdhënësi i AKP-së ka thënë se negociatat janë duke vazhduar edhe për pjesën tjetër të mjeteve.
“Drejtuesit e AKP-së janë në bisedime me drejtuesit e BQK-së për deponimin edhe të mjeteve të tjera të mbledhura nga procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe nga procesi i likuidimit”, ka thënë zëdhënësi i AKP-së, Kaloshi.
Ligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit i lejon këtij institucioni t’i investojë mjetet e grumbulluara nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore.
“Të gjitha të hyrat e mbledhura nga Agjencia si rezultat i aktiviteteve të saj, sipas nenit 8 dhe 9 të këtij ligji, dhe të cilat mbahen në mirëbesim për t’iu shpërndarë kreditorëve dhe pronarëve do të investohen nga agjencia në llogari, instrumente ose mënyra të tjera të investimit, të cilat janë ranguar për investim nga agjenci ndërkombëtare të rangimit dhe në përputhje me kriteret e arsyeshme dhe të matura të investimit”, thuhet në nenin 19, paragrafi i dytë, i këtij ligji.
Ekspertët e ekonomisë, por edhe vetë qeveritarët, kanë kërkuar që këto mjete të kthehen dhe të investohen në Kosovë. Bordi i AKP-së përmes një vendimi kishte kërkuar nga BQK-ja që fondi i privatizimit të kthehet në Kosovë. Ky vendim nuk është zbatuar asnjëherë. Lidhur me kthimin apo jo të mjeteve kishin shkëmbyer letra edhe shefi i ICO-së, Piter Feith, dhe ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala.
Shefi i ICO-së kishte thënë se mjetet nuk mund të kthehen, derisa Kosova të mos ketë një nivel të graduar të investimeve nga ndonjë agjenci ndërkombëtare e gradimit dhe se deri atëherë nuk mund të huazojë nga këto fonde.
Muhamet Mustafa, ekspert i ekonomisë, ka thënë se afatizimi i mjeteve nga fondi i privatizimit nuk është zgjidhje, pasi, sipas tij, ato mjete duhet të futen në ekonominë e Kosovës. Megjithatë, sipas tij, edhe afatizimi sjell një normë më të lartë të interesit. Mustafa ka theksuar se mjetet do të mund të investoheshin edhe në bankat komerciale që kanë një shkallë të lartë të sigurisë.
“Esenca e problemit është se duhet të krijohen kushtet për investime, në mënyrë që këto mjetet të futen në ekonominë e Kosovës”, ka thënë profesor Mustafa.