E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKR koalicion me grupin E15

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka lidhur koalicion parazgjedhor me Grupin e Eksperteve - E 15 te kryesuar nga eksperti i njohur i ekonomise kosovare Muhamet Mustafa. Deri me tani AKR ka lidhur koalicion parazgjedhor me Partine e Drejtesise dhe Partine Social Demokrate te ish kryeministrit Agim Ceku. Marreveshja AKR-E 15 ka per qellim krijimin e nje liste te perbashket te kandidateve per zgjedhjet e pergjithshme te 12 dhjetorit.

Jam i bindur se eshte e drejte ky bashkim. Ne kemi nje shpirt qe flet per qytetarin e Kosoves me deshire shume te madhe qe ti kontribuojme qytetarit te Kosoves dhe tani eshte momenti kur ne jemi ketu. Tani eshte koha jone dhe qytetaret duhet ta dine se jemi duke punuar per interesat e tij tha Pacolli.

Profesori i ekonomise Muhamet Mustafa tha se marreveshja ka per synim realizimin e objektivave te perbashketa te koalicionit qe lidhen me zhvillimin ekonomik sundimin e rendit dhe ligjit dhe fuqizimin e rolit te Kuvendit te Kosoves.

Ne do te investojme gjithe forcen gjithe bagazhin tone gjithe forcen tone gjithe kapitalin intelektual dhe shpirterore qe te cojme perpara aspiratat e popullit te Kosoves tha Mustafa.

Nderkohe kreu i AKR Behgjet Pacolli tha se nuk do te hyje ne koalicion parazgjedhor me asnje force te madhe politike ndersa per koalicionet pas zgjedhore ai tha se partia e tij nuk perjashton koalicionin me asnje parti politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›