Integrimi i imigranteve ne shoqerine gjermane

Kancelarja gjermane Angela Merkel beri nje koment te guximshem kohet e fundit kur tha se multi kulturalizmi ne Gjermani ka deshtuar. Ky pohim shenon nje ndryshim ne qendrimin e saj te meparshem liberal mbi emigracionin qe e kishte vene ate ne pozite te ndryshme me degen konservatore te partise se saj. Me kete pohim zonja Merket perputhet gjithashtu me Thilo Sarrazin nje ish anetar i Bankes Qendrore te Gjermanise libri i te cilit mbi deshtimin e shume emigranteve per tu integruar ne shoqerine gjermane u be libri me i shitur.
Kancelarja gjermane Angela Merkel beri nje deklarate te serte rreth emigracionit ne Gjermani.
Qendrimi rreth multi kulturalizmit se ne jetojme ketu se bashku dhe te gezuar me njeri tjetrin ky qendrim ka deshtuar plotesisht.
Komentet e saj pasqyrojne komentet e nje ish bankieri politikanit te opozites dhe autorit Thilo Sarrazin.
Problemet ekonomike dhe kulturore te integrimit per emigrantet nga vendet islamike kane ne pergjithesi nje ndikim negativ ne nivelet ekonomike dhe shqerore te vendeve evropiane qe i pranojne ata.
Zoti Sarazzin ngjalli debate te shumta me librin e tij te ri ku thuhet se emigrantet myslimane nuk kontribuojne ne shoqeri dhe ishte e qarte se kjo deklarate perputhej me mendimin e shume gjermaneve.
shte nje liber shume i shitur. Qe ne diten e pare qe doli ne shitje gjermanet vershuan ne librari dhe e rrembyen librin.
Dmitri Belinski eshte kurioz rreth ketij libri.
Mendoj se disa pjese te librit jane provokuese. Nuk e besoj autorin por dua ta lexoj per ta vene cdo gje ne kontekst.
Ne lagjen Kreutzberg te Berlinit banon nje pjese e madhe e emigranteve te qytetit. Ketu mund te shikosh grate me perce restorante etnike si dhe nje treg ku shiten artikuj per me shume se dy milione banore me origjine turke qe banojne ne Gjermani.
Per nje kohe te gjate Gjermania eshte mbeshtetur tek emigrantet per te shtuar forcen punetore. Punetore nga vende si Turqia qe fillimisht njiheshin si punetore mysafire kane qendruar ne vend per shume vite. Dhe integrimi i tyre ne shoqerine gjermane ka nxitur nje debat lidhur me natyren e identitetit kombetar.
Ismail Karayuz ka jetuar ne Berlin qe kur ishte femije. Ai eshte pronar i nje biznesi te vogel flet gjermanisht paguan taksat dhe thote se ben ceshte e mundur per te kontribuar ne shoqeri. Megjithate ai thote se ka prejardhje turke dhe nuk ndjehet si gjerman.
Shoqeria nuk me ka pranuar si gjerman por une jam pjese e kesaj shoqerie une banoj ketu.
Zyrtare gjermane thone se nje numer i vogel emigrantesh nuk bejne perpjekje per tu integruar prandaj qeveria duhet te bejne dicka ne kete drejtim. Anetari i parlamentit Michael Fuchs beson se emigrantet qe nuk mesojne gjuhen ose nuk perpiqen ta mesojne ate duhet te humbasin perfitimet shteterore.
Sistemi i sigurimeve shoqerore ka mundesi te nderprese keto sigurime nese per shembull prinderit nuk i dergojne femijet ne kopesht ose ne shkolle.
Qendra bankare e Gjermanise Frankfurti ka me shume emigrante se cdo qytet tjeter dhe zyrtaret aty po bejne te gjitha perpjekjet qe ata te integrohen. Kjo shkolle per te rriturit ofron kurse per gjuhen dhe kulturen gjermane falas per emigrantet qe nuk mund te paguajne. Drejtori i departamentit te gjuhes Bernt Eckhardt thote se keto kurse garantohen me ligj.
Qeveria kerkon qe nese emigrantet banojne ketu ata duhet te mesojne mjaft gjermanisht per tu integruar ne shoqeri.
Emigrantja pakistaneze Tasneem Gul shkoi ne Gjermani para 6 muajsh. Megjithese ne shtepi flet gjyuhen e saj amtare ajo perpiqet te mesoje gjermanisht sa me shpejt.
shte shume e rendesishme qe te huajt te mesojne gjuhen. Nese nuk meson gjuhen nuk mund te mbijetosh ne kete vend.
Kancelarja Merkel diskutoi rreth emigracionit kur u takua kohet e fundit me homologun e saj turk. Megjithe fjalet e saj te ashpra se multi kulturalizmi ne Gjermani ka deshtuar ajo u tregua e kujdeshme kur tha se nuk eshte kunder emigracionit por thjesht kerkon nje integrim me te mire te emigranteve ne shoqerine gjermane. Nje tregues se gjerat po marrin kete drejtim eshte ekipi gjerman i futbollit. Gati gjysma e lojtareve kane prejardhje emigrante madje futbollisti me i mire i ekipit eshte me prejardhje turke i lindur ne Gjermani.