E Diel, 1 Nëntor 2026

AKSK: Mbi 14,6 milionë tentativa për sulme kibernetike në 6-mujorin e parë të vitit

TIRANË, 4 gusht /ATSH/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike informoi sot se gjatë periudhës janar-qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 14.628.595 tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar.

Sipas të dhënave të publikuara nga AKSK, ky volum përkthehet në mesatarisht rreth 56.4 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë.

Sipas AKSK-së, nga numri i përgjithshëm i tentativave të evidentuara, 54% kanë pasur në shënjestër infrastrukturat e rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% janë drejtuar ndaj infrastrukturave kritike të informacionit.

Tentativat për sulme kanë prekur sektorë të ndryshëm, mes tyre sektorin financiar, administratën publike, infrastrukturën digjitale, sektorin energjetik, si edhe sektorë të tjerë me rëndësi për funksionimin e vendit.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike thekson se monitorimi i vazhdueshëm i kërcënimeve dhe forcimi i masave mbrojtëse mbeten prioritet, me synim rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së infrastrukturave të informacionit në Shqipëri.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›