AKU Elbasan, duhet disiplinuar tregtimi – Stop rrugëve dhe trotuareve, për produktet bujqësore e blegtorale

Thertoret nuk janë më një problem për AKU në Elbasan, por subjektet që tregtojnë mishin po. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të qarkut Elbasan Firdus Kurti thotë se dyqanet e mishit ende kanë problem, ndaj fokusi i punës së tyre kanë qenë këto të fundit, ndaj ftoi qytetarët që për çdo shkelje të denoncojnë .
Kreu i AKU u ndal edhe tek puna e gjendja aktuale e stabilimenteve të përpunimit të qumështit dhe baxhove në qark. Zoti Kurti foli edhe për gjendjen e tregjeve , numrin e tyre si dhe planin e punës së AKU-së për inspektim në tregje.
Tregtimi i produkteve të qumështit në rrugë është një fenomen që duhet të marrë fund menjëherë thotë AKU, pasi janë këto produkte që rrezikojnë shëndetin e konsumatorit.
/RTSH/