Rreziku nga bombolat e gazit – Specialistët rekomandojnë shmangien e përdorimit të tyre

Pas defekteve ne paketat elektrike , bombolat e gazit janë shkaktarët e dytë të zjarreve në vend. Shërbimi zjarrfikës në qytetin e Gjirokastrës këshillon qytetarët që të shmangin përdorimin e tyre ,pasi konsiderohen si minë me sahat. Sipas tyre bombolat ngjyrë portokalli nuk duhet të përdoren në asnjë mënyrë, pasi janë për kampingje dhe një përdorimshme gjithashtu edhe bombolat e tjera që përdoren për gatim duhet të mbushen vetëm në pikat e autorizuara për të shmangur incidentet e mundshme.
“Është problematik shumë e madhe edhe nga ana e karburanteve që e bëjnë rimbushjen e këtyre bombolave. Është automatikisht e ndaluar rimbushja e bombolave të gazit në pikat e karburantit”, tha Aurela Çani specialiste në shërbimin zjarrfikës.
Për të qenë sa më të sigurta bombolave të gazit duhet t’ju kryhet kolaudimi dhe të mbahen në vende të hapura dhe jo në të mbyllura.
Sipas të dhënave që vijnë nga ky institucion dy muajt e parë të këtij viti në qytetin e Gjirokastrës nuk ka pasur incidente të shkaktuara nga bombolat e gazit.
/RTSH/