E Hënë, 2 Nëntor 2026

AKU kontrolle në çerdhe dhe kopshte – Në Shkodër, deri më tani nuk ka pasur problematika

Fillimi i vitit të ri shkollor ka rritur vëmendjen e institucioneve sidomos pranë kopshteve dhe shkollave. AKU këtë muaj është përqendruar në kontrollet mbi cilësinë e ushqimeve. Deri më tani nuk ka pasur problematika tha titullari i AKU Shkodër, Ramir Haderi.

“Jemi të fokusuar në çerdhe dhe kopshte tek të cilët po bëjmë një kontroll të të gjithë produkteve ushqimore me të gjithë dokumentacionin përkatës. Nuk kemi hasur problematika që nuk janë zbatuar procedurat e sigurisë ushqimore”, u shpreh Ramir Haderi, Drejtor i AKU rajoni Shkodër.

Nën monitorim janë edhe rreth 50 subjekte që shesin produkte në perimetër të sigurisë së shkollave

“Ka një fokus tek pjesa e paketës së paketës së sigurisë së shkollave ku kemi të evidentuar subjekte ku shërbehen ushqime dhe po vazhdojmë me monitorimin në terren”, tha ai.

Aktualisht fokusi i kontrolleve po përqendrohet në 50 subjekte të veçanta siç janë spitale, çerdhe, kopshte dhe shkolla të cilat duhet të kontrollohen të paktën 4 herë në vit.

Gazetare: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›