AKZ kujton deshmoret e atdheut

Aleanca Kuq e Zi ka përkujtuar të shtunën, me rastin e 5 Majit, dëshmorët e atdheut që dhanë jetën gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.
Aktivistët e AKZ kanë vizituar varrezat e dëshmorëve, ku kanë nderuar të rënët dhe kanë kujtuar kontributin e tyre “për flamurin dhe jo për politikën”.
“Jemi krenarë për dëshmorët e kombit shqiptar. Nderojmë ata që luftuan në trevat etnike. Dëshmorët luftuan për flamur dhe jo për interesa partiake”, ka deklaruar aktivisti i Aleancës, Myslym Pashaj.
Më pas, aktivistët e grupimit, të shumtë në numër, kanë vendosur flamuj të vegjël pranë varreve të dëshmorëve të atdheut.
Një ditë më parë Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të LANÇ që organizoi pranë ambjenteve të SHQUP-it një aktivitet për të përkujtuar dëshmorët e atdheut.
Kryetari i kësaj organizate, Gjergji Velo kujtoi në fjalën e tij kontributin heroik të dëshmorëve të atdheut, si dhe përshëndeti pjesëtarët e familjeve të tyre, të pranishëm në këtë aktivitet.
Zoti Velo u ndal tek mungesa e vëmendjes së shtetit ndaj simboleve të luftës, por dhe varrezave të dëshmorëve konform ligjit dhe rregullave.
Ndër ta është largimi i monumentit të Heronjve të Vigut në Shkodër, zhdukja e bustit të heroit Misto Mame në Tiranë, si dhe heqja e disa emrave të heronjve të popullit në botimet e fundit të enciklopedisë.