E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komedia ndrra ne papafingo premiere ne Metropol

Në tetarin e “Metropolit”  do të ngjitet premierë komedia “Ëndrra në papafingo”.  Bëhet fjalë për një multikomedi ku interpretojnë tetë personazhe… në një shtrat! Mund të duket absurde, por në këtë komedi është e vërtetë. Tetë aktorë, që dashurojnë brenda një shtrati. Janë Natasha Sela, Albana Sançolli, Kastriot Rramollari, Ajlin Petrela, Lorenc Kaja, Denis Kurushi, Klesta Shero  dhe Olta Çali që interpretojnë në komedinë “Endrra në papafingo”
Kjo komedi vihet në skenën e Qendrës Kulturorore “Tirana” (Teatri i Metropolit) nën regjinë e Erion Isait me skenografi dhe kostumografi të Klajd Ymerit. Nën drejtimin artistik të Suela Konjarit. Kjo komedi vjen e stilizuar duke mos pasur strukturën e zhvillimin e një komedie që kemi dëshirë të shohim, por vjen e ndërthurur duke kaluar nga një ngjarje në tjetrën, ku gjithnjë personazhet përflasin ëndërra.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›