E Diel, 1 Nëntor 2026

AKZM: Tregoni kujdes në shtigjet natyrore, akset rrugore, kanione dhe ujëvara

TIRANË, 19 nëntor/ATSH/ Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura informoi sot se 12-të administratat rajonale ndodhen në gatishmëri të plotë për të përballuar situatën e krijuar në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Në një postim në rrjetet sociale, AKZM theksoi se “reshjet intensive të shiut kanë vijuar në të gjithë territorin e vendit, duke përfshirë edhe territoret e zonave të mbrojtura”.

AKZM fton qytetarët dhe turistët të tregojnë kujdes në shtigjet natyrore, akset rrugore, kanionet, ujëvarat, duke shmangur kështu çdo situatë të paparashikuar, që prodhojnë reshjet, si edhe rrjedhat e lumenjve.

“Jemi të gjithë së bashku në mbrojtje të komuniteteve dhe natyrës”, tha AKZM.

Ditët e fundit vendi ynë është përfshirë nga reshjet të dendura shiu, duke krijuar vështirësi në disa zona të vendit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për t’u përballur me situatën e krijuar nga reshjet e vrullshme.

1 nga 3

/k.s/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›