E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 3.5 milionë euro në Vlorë

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ Prokuroria e Vlorës sekuestroi pasuri me vlerë rreth 3.5 milionë euro të shtetasit A.L. dhe subjektit “Rei Royal” shpk.

Prokuroria njoftoi se në kuadër të hetimeve të nisura në vitin 2022 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, u sekuestruan në total 17 pasuri, apartamente, garazh e njësi biznesi.

Me kërkesën e prokurorisë u vendos masa e sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive” për 2 pasuri të llojit “Pemëtore” në zotërim të shtetasve A.L. dhe A.L; për pasuri e llojit “Truall”, 2 apartamente, 12 pasuri të llojit “Njësi” dhe 1 pasur e llojit “Garazh” në pronësi të subjektit “Rei Royal”.

Dyshohet se pasuria është përftuar nga të ardhurat përmes krimit.

/m.q/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›