E Diel, 1 Nëntor 2026

ALGJERI – 25 të vdekur pas një aksidenti automobilistik

ALGJER, 31 korrik /ATSH-DPA/ – Një aksident i rëndë rrugor në lindje të Algjerisë i ka marrë jetën të paktën 25 personave dhe ka lënë të plagosur 44 të tjerë.

Bilanci i viktimave u përditësua sot nga Autoriteti i Mbrojtjes Civile, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në vendngjarje.

Sipas autoriteteve, numri i viktimave është rritur gjatë gjithë ditës.

Fillimisht u raportuan 11 të vdekur dhe 38 të plagosur, por ndërsa operacionet e shpëtimit vazhduan dhe disa të plagosur ndërruan jetë, bilanci arriti në 25 viktima dhe 44 të lënduar.

Zyrtarët paralajmëruan se shifrat mbeten paraprake dhe mund të ndryshojnë.

Presidenti i Algjerisë, Abdelmadjid Tebboune, shpalli tre ditë zie kombëtare në nderim të viktimave. Ai gjithashtu urdhëroi një hetim të plotë mbi shkaqet e aksidentit dhe paralajmëroi masa të rrepta ndaj kujtdo që do të rezultojë përgjegjës për tragjedinë.

Sipas Nasser Bernawit, zëvendësdrejtor për informimin në Mbrojtjen Civile, autobusi doli nga rruga dhe u rrëzua në një humnerë në provincën Boumerdes, rreth 50 kilometra në lindje të kryeqytetit Algjer./ /Ad.Ab./ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›