E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredia për ekonominë u rrit në 992,8 miliardë lekë në qershor

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Portofoli i kredisë për ekonominë vijoi rritjen edhe në fund të muajit qershor, duke arritur vlerën e 992,8 miliardë lekëve, ose rreth 15 miliardë lekë më shumë krahasuar me muajin maj.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, me bazë vjetore portofoli i kredisë është rritur me 11,2%.

Konkretisht kredia për individët, shënoi një rritje vjetore prej 16,8%, ndërsa kredia për bizneset u rrit me 9,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Referuar shifrave vihet re ecuri pozitive edhe në kredinë e re për ekonominë.

Kështu gjatë muajit qershor 2026, sektori bankar disbursoi 45,3 miliardë lekë kredi të reja, 16,7% më shumë se në qershor të vitit 2025.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e kredisë së re u mbështet si nga financimi i bizneseve, ashtu edhe nga ai i individëve, me kontributin kryesor që vijon të vijë nga segmenti i biznesit.

Të dhënat tregojnë se Tirana kryeson me mbi 22,4 miliardë lekë kredi të reja vetëm gjatë muajit qershor, pasuar nga Durrësi me rreth 1 miliard lekë, ndërsa nivele më të ulëta regjistrohen në qarqet Elbasan, Shkodër, Korçë, Vlorë, Fier dhe Lezhë.

/e.xh/a.f/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›