E Diel, 1 Nëntor 2026

ALGJERI – Të paktën 11 të vdekur dhe 20 të plagosur pas zjarrit në një jetimore

ALGJER, 16 korrik /ATSH-DPA/- Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një zjarr që shpërtheu në një jetimore në lindje të kryeqytetit algjerian, Algjer, njoftoi sot një zyrtar i shërbimit të mbrojtjes civile.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit në një jetimore në zonën Mohammadia të Algjerit.

“Ekipet e zjarrfikësve kanë vijuar përpjekjet për shuarjen e flakëve”, tha Karim Ben Fahsi, zëdhënësi i Shërbimit Algjerian të Mbrojtjes Civile.

Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur.

Më herët, Shërbimi i Mbrojtjes Civile njoftoi se ekipet e shpëtimit kishin evakuuar pesë persona me nevoja të veçanta nga godina dhe i kishin dërguar në një vend të sigurt. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›