E Diel, 1 Nëntor 2026

ALUIZNI

style=positionrelativez-index2>

Lila Jemi ne fazen e fundit te legalizimeve

Drejtori i ALUIZNI-t ne Durres tha per Standard Ne Durres procesi i legalizimit po ecen me ritme te shpejta dhe jemi ne fazen e fundit te ketij procesi. Mund te deklaroj se e kenaqshme paraqitet puna per legalizimin te objekteve te ndertuara pa leje ne zonen numer 6 te Durresit. Lila u shpreh se zona numer 6 e cila pershine siperfaqen nga Ura e Dajlanit deri ne vendin e quajtur Perroi i Agait ne kufi me Kavajen eshte parcela e fundit nga gjashte zonat e Durresit. Sipas tij puna ne terren me grupet e specialisteve ka qene urgjente ndersa nje pjese e konsideruar e dosjeve jane mbyllur dhe gjenden ne fazen e kalimit per ne komisionin e qarkut. Gjithashtu matjet verifikimet e deklarimeve per vertetesine e tyre perditesimin ne terren te te dhenave dhe dosjet jane plotesuar tashme dhe presin fazen permbyllese. Zona e lagjes 13 ku perfshihen plazhi e Shkembi i Kavajes jane lene qellimisht per tu mbyllur pasi te perfundoje procesi ne pese zonat e tjera ngase kerkonte edhe perqendrimin me te madh te specialisteve ne terren dhe volume jo te vogla pune - tha Lila. Nderkohe nga Ura e Dajlanit deri tek Perroi i Agait jane regjistruar 21.300 objekte ne 2300 ha ndersa rreth 15 per qind e ketyre objekteve kerkojne te kalojne ne procesin e legalizimit permes vetedeklarimeve te kryera. Pjesa tjeter e objekteve eshte ndertuar me leje dhe pergjithesisht per to ka dosje ne hipoteke. Lila tha Interesimi i qytetareve per detyrimet te cilat lidhen edhe me procesin e pageses se detyrimit per taksen e ndikimit ne infrastrukture dhe me pas te shlyerjes se detyrimit mbetet maksimal kurse zona qe ka me shume ndertime nis nga rruga e Plazhit ne drejti te bregut te detit zona numer 6 ka nje gjeresi prej afro 100 metra dhe shtrihet nga vija hekurudhes deri ne brezin e reres gjeresi qe diku ngushtohet dhe diku shkon deri ne 130 metra. Nisur edhe nga fakti se zona eshte teresisht bregdetare dhe turistike kjo zone ka nje numer te konsideruar ndertimesh disakateshe kryesisht lokale sherbimi hotele restorante dyqane sherbimi dhe mjedise argetimi. Per kete arsye cmimi i tokes per metra katrore eshte nder me te lartit krahasuar me te gjitha zonat atje toka e zene do te vleresohet me 28.800 leke per meter katror deri ne 30500 leke per meter katror - tha Lila.

A. Ajazi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›