E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrin peng adoleshentin nuk u ktheu 30 mije leke borxh

style=positionrelativez-index2>

Artan Koci

Nuk i kishte kthyer ne kohe nje borxh te vjeter prej 300 mije lekesh te vjetra dhe per kete eshte marre peng per rreth 10 ore. Ngjarja ka ndodhur pergjate gjithe dites se djeshme ne fshatin Palavli te Sarandes kur duke filluar qe ne oret e para te mengjesit 16-vjecari me inicialet E. M. shte thirrur ne shtepine e nje bashkemoshatari te tij 15-vjecarit B. Nani ku ky i fundit se bashku me babain e tij Mersin Nani 48 vjec e kane mbajtur te izoluar adoleshentin duke e kercenuar dhe duke i kerkuar leket e borxhit. Ne kete situate mungesa e djaloshit ne shtepine e tij ka merakosur prinderit te cilet pas disa kerkimeve kane vene ne dijeni forcat e rendit. Pas njoftimit forca te policise se Sarandes kane filluar hetimet per ngjarjen dhe brenda nje kohe te shpejte kane mundur te identifikojne vendin ku mbahej peng ne njeren prej dhomave te baneses se familjes Nani ne fshatin Palavli 16-vjecari E. M. Sipas te dhenave te para drejtues te policise se qytetit jugor te vendit kane negociuar per lirimin e adoleshentit me kryefamiljarin Nani ku sipas te dhenave ky i fundit ka pretenduar pergjate gjithe kohes ti kthehej borxhi qe i riu ia kishte djalit te tij. Situata eshte zgjidhur pa problem per jeten e djaloshit vetem pas 10 oresh ku fale negociatave policia ka bere te mundur lirimin e tij dhe ka vene ne pranga dy autoret e ngjarjes. Nga te dhenat e policise se Sarandes behet me dije se Mersin Nani 48 vjec dhe djali i tij B. Nani 15 vjec jane vene ne pranga me akuzen e Heqjes se lirise se personit nderkohe qe rreth motiveve te ngjarjes burime nga policia u shprehen se gjithcka ka ndodhur per shkak te nje borxhi qe i riu i kishte kesaj familjeje.

Pengmarrja

Kishin lene nje vendtakim per kthimin e parave borxh por mungesa e ketij te fundit duket se ka irrituar pa mase Mersin Nanin nga fshati Palavli i Sarandes i cili kishte me vete dhe djalin e tij 15-vjecar. Detajet e ngjarjes jane mesuar nje dite me pare nga burime te policise se qytetit jugor sipas te cilave babe e bir kane ftuar borxhliun e tyre 16-vjecarin E. M. po nga ky fshat te shkonte me ta ne banesen e tyre per te sqaruar muhabetin. Sipas hetimeve te policise babe e bir me pas e kane futur brenda ne shtepi duke izoluar dyert dhe i kane bere presion per shumen e te hollave qe u kishte borxh. Shuma qe kerkonin dy dhunuesit mesohet te jete 300.000 leke te vjetra.

Arrestimi

Mungesa e 16-vjecarit ne shtepine e tij nuk ka mbetur pa u vene re nga prinderit e tij te cilet pas kerkimesh tek disa te aferm te tjere kane lajmeruar forcat e rendit. Kjo e fundit me te marre njoftimin ka filluar kerkimet dhe pas nje hetimi te shpejte ka rene ne gjurmet e te riut. Sipas te dhenave kryefamiljari Nani bashke me te birin mbanin te izoluar brenda ne shtepine e tyre 16-vjecarin E. M. duke i bere presion e kercenuar qe tu kthente leket borxh. Per dhjete ore rresht situata ka qene e ndere ku drejtues te policise se Sarandes si dhe familjare te te riut negociuan me pengmarresit. Keta te fundit e kane lene te lire borxhliun e tyre pas mesdite nderkohe qe ne dalje u jane vene prangat nga punonjesit e policise.

Ne pranga

Mersin Nani 48 vjec

B. Nani 15 vjec i biri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›