E Diel, 1 Nëntor 2026

AMP arreston për kanosje efektivin e policisë në Krujë

TIRANË, 7 nëntor /ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.

Sipas AMP-së, arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›