E Diel, 1 Nëntor 2026

AKU, inspektime në Vlorë, Lezhë, Elbasan për tregtimin e pesticideve

TIRANË, 7 nëntor/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po vijon inspektimet në subjekte që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në qarqe të ndryshme të vendit.

Gjatë kontrolleve në qarqet Vlorë, Lezhë dhe Elbasan, janë kryer gjithsej 18 inspektime.
Nga këto, për 10 subjekte u morën masa administrative, duke përfshirë paralajmërime.

Në kuadër të këtyre inspektimeve u bllokuan produkteve për mospërputhje etikete dhe PMB të paregjistruara në Regjistrin Kombëtar pranë MBZHR.

Në Qarkun Vlorë, gjatë kontrollit u gjetën preparate të paregjistruara, për të cilat u vendos masa administrative me gjobë.

Ndërsa në Lezhë, një subjekt ushtronte aktivitetin pa licencë, çka solli bllokimin e tij dhe vendosjen e gjobës.

AKU informoi se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe zbatimin rigoroz të legjislacionit në fuqi. /j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›