E Premte, 6 Nëntor 2026

AMSTERDAM – Izraeli dhe Hamasi kritikojnë prokurorin e ICC-së për urdhërarrestet

AMSTERDAM, 20 maj /ATSH-DPA/ – Izraeli dhe organizata ekstremiste palestineze Hamas kanë kritikuar kryeprokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale (ICC) pas përpjekjeve të tj për dhënien e urdhërarresteve për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe disa liderë të Hamasit.

Kryeprokurori i ICC-së, Karim Khan, deklaroi se po kërkon urdhërarrest për Netanyahun, ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe tre liderë të Hamasit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera në Izrael dhe Gaza.

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, e quajti veprimin e vonuar prej kohësh një “vendim skandaloz”, për të cilin ai tha se përfaqëson “një sulm frontal të pakujdesshëm ndaj viktimave të 7 tetorit dhe 128 pengjeve tanë në Gaza”.

Presidenti izraelit Isaac Herzog tha se “çdo përpjekje për të tërhequr paralelizëm  midis Hamasit dhe një qeverie izraelite të zgjedhur në mënyrë demokratike është skandaloz.

“Ne presim që të gjithë liderët e botës së lirë ta dënojnë hapur këtë hap dhe ta refuzojnë me vendosmëri’’, shtoi Herzog.

Hamasi kritikoi gjithashtu kërkimin e urdhër-arrestit kundër disa prej liderëve të tij./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›