ANEB: Siria, taktika te njejta si Irani

Ne nje raport te Agjencise Nderkombetare te Energjise Berthamore, thuhej se ne nje godine ne Siri qe u mbombardua rende nga Izraeli gjate vitit te kaluar, ishin zbuluar shenja te njejta me ato te nje reaktori berthamor.
Drejtori i ANEB-it i beri thirrje Sirise t'i lejoje inspektoret te hetojne ne bazat dhe dislokimet ushtarake, qe ata te mund te nxirrnin konkluzionet per raportet e sherbimeve sekrete amerikane, ku flitej per nje reaktor te ndertuar pjeserisht, me ndihmen e Korese se Veriut qellimi i te cilit ishte prodhimi i plutoniumit per bomba atomike.
Por zyrtaret e OKB-se deklaruan se kerkimet dhe hetimet per prova ishin penguar nga vonesat e gjata per shkak te bashkepunimit mes sherbimeve sekrete dhe ANEB-it, qe nisen disa muaj pasi Siria zhduku te gjitha provat.